Kështu u mbyllën dy ndeshjet e Superligës!
Po zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.
Llapi – Drita 0:1
Fillon ndeshja
Drita e qëlloi tërthorësen me Liridon Lecin, fat për Llapin.
Mbyllet pjesa e parë.
Fillon pjesa e dytë.
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 49-të, 0:1. Golin e shënoi Xhevdet Shabani.
Mbyllet ndeshja, ku nuk munguan tensionet në tribuna. Drita e regjistroi një fitore të madhe në Podujevë.
Gjilani – Liria 1:0
Fillon ndeshja
Gjendja e fushës është e mjerueshme pas reshjeve të borës, por megjithatë ndeshja po zhvillohet.
Të dyja ekipet krijuan raste, por nuk ia dolën të shënonin gola.
Mbyllet pjesa e parë.
Fillon pjesa e dytë.
Gjilani kalon në epërsi në minutat shtesë, 1:0. Shënon Armend Thaqi.
Mbyllet ndeshja, fitore e madhe e Gjilanit, e siguruar në çastet e fundit të ndeshjes.