Kontrata interesante, picë falas për çdo gol

Sport February 22, 2018 - 14:03

Një detaj mjaft interesant është bërë publik nga kontrata e klubit skocez të Patrick Thistle me sulmuesin Conor Sammon.

Për çdo gol të sulmuesit, në ndeshjen në shtëpi, ai do të shpërblehet me një picë, që do t’i serviret nga ‘Pizza Exopress’ e qytetit.

Këtë fundjavë Sammon shënoi në takimin kundër Dundee-t dhe menjëherë mbërriti në dhomat e zhveshjes edhe pica e tij, transmeton SS.

Klubi skocez nuk ngurroi të publikojë foton e lojtarit me picën e sapombërritur dhe të tregojë akordin me Sammon.

Image

Image