Chelsea – Barcelona, kështu u mbyll ndeshja!

Sport February 20, 2018 - 22:38

Është mbyllur tashmë ndeshja e parë e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, shkruan Zëri.info.

Skuadrat kanë barazuar në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, 0:0, edhe pse Willian e qëlloi dy herë shtyllën për vendësit.

Mesfushori brazilian e kaloi ekipin vendës në epërsi në minutën e 62-të pas një goli të bukur.

Kurse, Lionel Messi i barazoi shifrat në minutën e 75-të pasi e mori një top nga andres Iniesta, që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes angleze.

Gjithsesi, ky rezultat është më i favorshëm për katalunasit, të cilët ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi. /Zëri/