Cleveland mposht Oklahoman

Sport February 14, 2018 - 11:17

Cleveland Cavaliers ka triumfuar në udhëtim te Oklahoma City Thunder me rezultatin 112:120, transmeton zeri.info

Lebron James shkëlqeu në këtë fitore të Cavaliers me plot 37 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime, kurse u dallua edhe JR Smith me 18 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime. Paul George ishte më i dalluari për nikoqirët me 25 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime.

Ndërkohë, Toronto Raptors ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në shtëpi ndaj Miami Heat me rezultatin 115:112. DeMar DeRozan realizoi 27 pikë, 2 kërcime dhe 4 asistime në këtë fitore të Raptors.

Rezultate: Toronto – Miami 115:112, Milwaukee – Atlanta 97:92, Minnesota – Houston 108:126, Oklahoma – Cleveland 112:120, Dallas – Sacramento 109:114, Denver – San Antonio 117:109.