Kështu u mbyllën katër ndeshjet e Superligës së basketbollit!

Sport February 11, 2018 - 17:15

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e 19-të nga 19 ndeshje të zhvilluara në Superligën e basketbollit, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 96:86 (28:22, 25:19, 25:24 e 18:21).

Granit Rugova ka qenë njeriu i ndeshjes me 28 pikë, kurse tek mysafirët u shquan Leonard Mekaj e Michael Harman me nga 24 pikë.

Ndërkohë, Bashkimi e ka mundur me lehtësi maksimale Pejën, 99:66 (26:16, 27:11, 19:24 e 27:15), për ta përforcuar pozitën e dytë.

Urim Zenelaj ka shënuar 24 pikë e Vincent Zollo 23 për prizrenasit, derisa 21 pikët e Rron Ukajt ishin të pamjaftueshme për Verdhezinjtë.

Borea e ka befasuar Trepçën, të cilën e mposhti pas vazhdimeve me tri pikë dallim, 99:76 (20:21, 12:19, 20:17, 18:13 e 9:6).

Blend Matoshi shënoi 19 pikë për ekipin pejan, kurse Samir Zekiqi realizoi po aq për mitrovicasit.

Në duelin e fundit Rahoveci fitoi pa problem ndaj Kerasan Prishtinës, 89:67 (19:11, 23:17, 16:22 e 31:17).

Junious Powrell shënoi 25 pikë për rahovecasit, kurse Kreshnik Muçolli 16 për prishtinasit. /Zëri/