Napoli, 45 milionë për Keitan?

Sport January 24, 2018 - 14:31

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për sulmuesin e Monacos, Keita Balde, transmeton zeri.info

Por, kjo ofertë është refuzuar nga klubi francez. Klubi italian është vënë në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit dhe siç duket në radarin e tyre është edhe ish-sulmuesi i Lazios.

Sidoqoftë, oferta e parë e tyre është refuzuar nga Monaco dhe mbetet të shihet në napolitanët do të provojnë përsëri me një ofertë tjetër.

Keita i është bashkuar Monacos në verën e kaluar nga Lazio, si zëvendësues për të larguarin Kylian Mbappe, i cili kishte nënshkruar me Paris Saint-Germainin, dhe deri më tani është paraqitur në 23 ndeshje për francezët dhe duke realizuar 5 gola dhe tetë asistime./Zëri