Largim i madh nga Drita

Sport January 21, 2018 - 15:41

Drita do të vazhdojë misionin e trofeve në stinorin pranveror pa ‘gardianin’ e portës Betim Halimi.

Gazetasheshi.com merr vesh që Halimi shumë shpejtë do të udhëtojë drejt Belgjikës, me ç’rast do të nënshkruajë për një skuadër të këtij vendi.

Halimi i cili njëherit është edhe reprezentues i Përfaqësueses U-21 të Kosovës është lidhur gjatë me një nënshkrim të mundshëm jashtë vendit, ndërkohë që kjo pritet të ndodh shumë shpejtë.

Bardh e kaltërit e Dritës tani duhet të mendojnë një tjetër opsion për portën e tyre, pasi kryetrajneri Bekim Isufi tashmë ka në dispozicion vetëm Leutrim Rexhepin.

Image