Barcelona transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë

Sport January 20, 2018 - 12:18

Antoine Griezmann është objektivi i madh i Barcelonës, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i Atletico Madridit pritet të largohet nga klubi madrilen në verën e vitit 2018.

Kurse, mediat spanjolle shkruajnë se e ardhmja e tij mund të jetë te rivali i madh nga La Liga, përcjell “lajmi.net”.

Madje, fakti se Philippe Coutinho nuk e mori fanellën me numrin 7, ka shtuar spekulimet se ajo tashmë është e rezervuar për Griezmannin. 

Image