Interi pas Sturridget

Sport January 18, 2018 - 13:22

Interi dëshiron të huazojë sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, raporton “Sky Sports”.

Por, gjigandi anglez do të preferonte më shumë një marrëveshje të përhershme, transmeton zeri.info

Sturridge ka nevojë të luajë më shumë për t’ia siguruar vetes një vend në ekipin e përfaqësueses angleze për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sidoqoftë, ende mbetet e paqartë se sa minuta lojë do të mund të luante për Interin sepse ata tashmë kanë Ivan Perisicin, Mauro Icardin dhe Antonio Candrevan.

Liverpooli e vlerëson Sturridgen rreth 30 milionë funte.

Reprezentuesi anglez është pjesë e klubit nga “Anfield Road” që prej vitit 2013 kur ishte transferuar nga Chelsea dhe ka realizuar 64 gola dhe 24 asistime në 133 paraqitje për “të kuqtë”./Zëri