Moura, objektiv i klubit të njohur evropian

Sport January 16, 2018 - 15:20

Eksperienca e Lucas Mouras në Paris Saint-Germain duket se ka marrë fund, shkruan zeri.info.

Madje, futbollisti brazilian po planifikon të largohet nga Franca gjatë janarit pasi ndihet i frustruar për shkak të mungesës së hapësirës tek gjiganti francez, ku ka konkurrencë të fortë me lojtarët si Edinson Cavani, Kylian Mbappe e Neymar.

Ofertat për futbollistin ofanziv nuk mungojnë. Sipas “Sky Sport Italia”, interesim për Mouran së fundmi ka shprehur Napoli, i cili është në kërkim të një organizatorit të lojës ofanzive.

Gjithashtu, Lucas pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi.

Megjithatë, klubi italian thuhet se e do atë në formë huazimi deri në fund të sezonit, për ta blerë më pas përfundimisht futbollistin për 25 milionë euro.

Si alternativë, Napoli e ka futbollistin e Bolognas, Simone Verdi dhe atë të Barcelonës, Gerard Deulofeu. /Zëri/