Të premten miqësorja e parë për Prishtinën, luan në Therandë me Ballkanin

Sport January 15, 2018 - 23:15

Prishtina po i vazhdon përgatitjet e fazës së parë pranverore duke punuar edhe nga dy herë në ditë, njofton 'Zëri.info'.

Skuadra do të udhëtojë më 25 janar në Antalya ku ka siguruar edhe dy ndeshje miqësore dhe pret të aranzhoj edhe ndeshje tjera kontrolluese.

Ndërsa, këtë të premte më 19 janar nga ora 13:00, Ballkani i Therandës, anëtar i Ligës së parë dhe favorit për t’u inkuadruar në Superligë, do të pret bardhekaltrit nga kryeqendra në fushën e sapo promovuar me bari sintetik. /Zëri/