Interi s’mund ta humbasë Icardin

Sport January 15, 2018 - 11:59

Ish-mesfushori i Interit, Luis Figo i ka bërë thirrje klubit italian që të mos e shesë sulmuesin Mauro Icardi te Real Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas është lidhur shpeshherë së fundmi me një kalim te gjigandi spanjolli, por Figo thotë se Inter nuk duhet ta shesë sulmuesin.

“Icardi te Real Madridi? Është e qartë se nuk do të ishte e mirë për Interin apo për futbollin italian që të humbasë lojtarë të mëdhenj”, deklaroi Figo.

“Por, klubet kanë politikat dhe projektet e tyre, kështu që Interi do ta marrë vetë vendimin”, shtoi portugezi, i cili ka qenë pjesë e zikaltërve gjatë viteve 2005-2009 dhe ka fituar pesë herë radhazi ligën italiane.

“Vitet e mija te Interi ishin të mrekullueshme. Pas Real Madridit, e pata shansin për të luajtur përsëri në nivelin e lartë”, u shpreh ai./Zëri