Djali i Vidalit bëhet i famshëm në 'Youtube', ja çfarë u premton vajzave

Sport January 06, 2018 - 09:27

Djali i madh i futbollistit të Bayern Munich, Arturo Vidal, ka hapur një kanal në “Youtube” dhe e reklamon atë më autografet e të atit.

Me syzet pak të mëdhaja dhe hapsira mes dhëmbëve ai e nisi pikërisht kështu videon e tij të parë.

“Çkemi, unë jam Alonso Vidal, jam tetë vjeç dhe jam nga Kili”. Kështu filloi videoja e parë e djalit të Vidalit.

Por më pas atij i lindi ideja ta reklamonte kanalit e tij duke ju premtuar ndjekësve autografet e të atit.

Mesa duket ideja funksionoi sepse tani kanali i tij numëron 1723 ndjekës, dhe tani babai i tij do të ketë shumë punë duke firmosur.