E PABESUESHME: Messi vetëm ecte në El Clasico ndaj Real Madridit

Sport December 26, 2017 - 12:40

Statistika të pabesueshme janë zbuluar sot nga mediat spanjolle rreth Lionel Messit, shkruan zeri.info.

Në fakt, ylli argjentinas në pjesën dërrmuese të lojës me Real Madridin vetëm ka ecur.

Ai ka ecur gjatë 83.10% të kohës, ndërsa 10.80% për qind ka vrapuar ngadalë, 4,95% me një shpejtësi më të madhe dhe vetëm 1,15% ka vrapuar sprint.

Sidoqoftë, këto statistika nuk e kanë penguar yllin argjentinas të jetë njëri prej lojtarëve kyç, pasi ai e shënoi golin e 25-të në El Clasico, një rekord absolut dhe i shërbeu bashkëlojtarët gjatë lojës. /Zëri/