I pandalshëm City, shkatërron edhe Tottenhamin

Sport December 16, 2017 - 20:35

Manchester City ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakulare në Premierligë, kësaj radhe ndaj Tottenhamit.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur që në ‘Etihad Stadium’ të mposht 4:1 Tottenhamin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Premierligës.

Gundogan shënoi golin e epërsisë për Cityn në minutën e 14’.

Tre golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë, përmes De Bruyne në minutën e 70’, dhe Raheem Sterling që shënoi dy herë, në minutat 80’ dhe 90’.

Golin e vetëm për Tottenham e shënoi Erikssen në fund të ndeshjes./Lajmi.net/