Real Madrid, kampion bote për herë të dytë me radhë

Sport December 16, 2017 - 19:54

Real Madrid ka mbrojtur me sukses titullin e fituar një vit më parë të Kupës së Botës për Klube.

Mbretërit kanë arritur të mposhtin 1:0 në finalen e zhvilluar në Abu Dhabi skuadrën braziliane, Gremio.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë.

Ishte Cristiano Ronaldo që shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 53’.

Ky është titulli i tretë i Kupës së Botës për Klube për Real Madridin./Lajmi.net/