Ulqini, i gatshëm për spektaklin e futbollit

Sport December 14, 2017 - 21:24

Anëtari i kryesisë së Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Skendo Rexha, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se në Ulqin do të mbahet turneu i futbollit të vogël. Sipas tij, do të marrin pjesë shumë e ekipe,  ndër to edhe Prizreni nga Kosova,  Vllaznia e Tirana nga Shqipëria dhe ekipet nga Bosnja etj.

Organizator i turneut është KMF Teuta dhe Skendo Rexha. Synimi i organizatorëve është turneut t’i japin një pamje festive dhe po ashtu besojnë e shpresojnë se secila ndeshje do të jetë me rivalitet të madh e me cilësi mbase edhe me shikueshmëri të madhe.  

Turneu fillon nga dita e nesërme dhe do të zgjasë për disa ditë rresht, ku interesimi është i jashtëzakonshëm. Me një fjalë, Ulqini, i gatshëm për spektaklin e futbollit.