Arsenali do të vazhdojë të luftojë

Sport December 14, 2017 - 12:21

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se nuk do të heq dorë nga lufta për titullin e ligës angleze, pavarësisht barazimit kundër West Hamit, që i la 19 pikë prapa kreut të tabelës, që mbahet nga Manchester City, transmeton zeri.info

Arsenali barazoi 0:0 kundër rivalit lokal, West Ham të mërkurën në xhiron e 17-të të ligës angleze, duke mbetur kështu në vendin e shtatë në tabelë.

“Ne duam që të luftojmë, puna jonë është që të luftojmë dhe të vazhdojmë të japim gjithçka dhe të shohim se ku do të përfundojmë. City është City. Ju e dini shumë mirë se çfarë është duke ndodhur. Ne u përballuam me problemin e njëjtë kundër Cityt si çdokush tjetër në ligë”, deklaroi Wenger, i cili është në krye të Arsenalit që prej vitit 1996./Zëri