Fassone e konfirmon, këto janë kërkesat e 'parealizueshme' të UEFA-s për Milanin

Sport December 11, 2017 - 16:12

CEO i skuadrës italiane Milan, Marco Fassone ka konfirmuar se kërkesat e UEFA-s, siç i ka quajtur ai “të pa realizueshme”, përfshijnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të borxhit ndaj Elliot Management.

“Kuq e zinjtë” u blen në prill të këtij viti nga kinezët, por grupit të udhëhequr nga biznesmeni Yonghong Li iu dashtë të merrte një hua nga firma amerikane për ta finalizuar marrëveshjen e blerjes së gjigantit italian, transmeton Express.

Elliott mund ta marrë në pronësi Milanin nëse pronarët e saj nuk e paguajnë huan deri në tetor të vitit të ardhshëm. Për këtë, është raportuat se UEFA do ta refuzonte propozimin e Milanit për një marrëveshje të ashtuquajtur “vullnetare” për zgjidhjen e problemit të Financiar Fair Play.

“Është më rëndësi të kujtohet se ne jemi duke tentuar të arrijmë një marrëveshje vullnetare për t’i shmangur sanksionet, sepse është e pamundur t’i plotësojmë kërkesat e UEFA-s”, ka thënë sot Fassone për Radio Uno.

“Ka disa kërkesa që është e pamundur t’i plotësojmë. E para është të shlyhet borxhi para marrëveshjes vullnetare dhe e dyta lidhet me garancitë bankare. Kjo qasje duhet t’i shqetësojë aksionarët e rinj, por shpresojmë se UEFA mund të na e pranojë marrëveshjen vullnetar”, ka thënë ai.