Një fillim i ri për Milanin

Sport December 11, 2017 - 10:45

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura shpreson që fitorja e ekipit të tij 2:1 kundër Bolognas të dielën, të jenë një fillim i ri për kuqezinjtë dhe trajnerin Gennaro Gattuso, transmeton zeri.info

“Ajo që ishte me rëndësi sot, ishte fitorja sepse vinim nga një periudhë me punë intensive, por pa rezultat për ta treguar atë”, deklaroi Bonaventura.

Reprezentuesi italian shënoi të dy golat për gjigandin italian, kurse golin e vetëm për Bolognan e kishte shënuar Simone Verdi.

“Ne kemi lojtarë kualitativ për mbajtur topin dhe u mundua që ta bëjmë këtë. Ne shpresojmë që të jetë një fillim i ri për Milanin. Ishte një paraqitje e mirë dhe ne duam që të përmirësohemi”, shtoi ai.

“Unë jam i lumtur. Në fillim të vitit, nuk isha në formë të mirë, por dalëngadalë po kthehem te 100% im”, u shpreh reprezentuesi italian./Zëri