Lehtë për Besën e Prishtinën

Sport December 10, 2017 - 17:20

Besa FamGas dhe Prishtina kanë shënuar fitore të lehta në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së futbollit, që janë zhvilluar në fundjavë, shkruan zeri.info.

Pejanët e mposhtën Vëllaznimin me rezultat të thellë, 44:18, duke i lejuar gjakovarët t’i shënonin vetëm dy gola në pjesën e parë.

Kurse prishtinasit e mundën pa problem Llapin, 44:27, duke u konfirmuar si fuqia e dytë e hendbollit kosovar.

Rezultatet: Kastrioti – Zhegra 31:25, Besa FamGas – Vëllaznimi 44:18, Prishtina – Llapi 44:27. /Zëri/