Kosovari shënon super gol në stil të Messit në Belgjikë

Sport December 09, 2017 - 21:53

Talenti kosovar, Edon Zhegrova, i cili njihet si “Messi i Kosovës” për shkak të stilit të lojës dhe ngjashmërisë me të, ka shënuar një gol fantastik në Jupiler League të Belgjikës.

Edoni i dha skuadrës së vet, Genk, epërsinë ndaj Eupenit me një gol të mrekullueshëm nga largësia pasi së pari e kaloi një futbollist kundërshtar, transmeton Express.

Ai shënoi në minutën e 41-të. Megjithatë, skuadra mysafire arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 tre minuta më pas.

Momentalisht, rezultati është baras 1-1 kur po zhvillohet minuta e 92-të e ndeshjes. /Express/