Clevelandi, i pandalshëm

Sport December 07, 2017 - 12:46

Clevelalndi e ka shënuar fitoren e trembëdhjetë radhazi, kësaj here duke triumfuar në shtëpi kundër Sacramento Kings me rezultatin 101:95, transmeton zeri.info

LeBron James shkëlqeu edhe në këtë fitore të vendasve me 32 pikë të shënuara dhe 9 asistimeve të realizuara.

Ndërsa, u dallua edhe Kevin Love me 18 pikë dhe 13 kërcime.

Për Sacramenton, më i miri ishte Zach Randolph me 18 pikë dhe 6 asistime.

Golden State Warriors ka korrur fitore në udhëtim te Charlotte Hornets me rezultatin 87:101.

Kevin Durant ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të “Luftëtareve” me “triple-double”.

Durant realizoi 35 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime. Kurse, Kemba Walker shënoi 24 pikë për ta ndihmuar ekipin e tij në këtë fitore.

Rezultatet: Cleveland – Sacramento 101:95, Indiana – Chicago 98:96, Orlando – Atlanta 110:106, Boston – Dallas 97:90, New York - Memphis 99:88, Charlotte – Golden State 87:101, Milwaukee – Detroit 104:100, New Orleans - Denver 123:114, San Antonio – Miami 117:105, LA Clippers – Minnesota 107:113./Zëri