Kë po e pret Hazardi?

Sport December 05, 2017 - 16:25

Bisedimet në mes Chelseat dhe Eden Hazardit rreth kontratës së re kanë mbetur në gjysmë pasi ylli belg po pret ofertë nga një tjetër klub.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Times”, raporton zeri.info.

“Blues” raportohet se janë të gatshëm ta bëjnë mesfushorin ofanziv lojtarin më të paguar në histori të klubit, me një rrogë javore prej 300 mijë funtesh.

Mirëpo ish-futbollisti i Lilles po heziton ta vazhdojë kontratën aktuale, e cila zgjat edhe dy vjet e gjysmë, sepse shpreson t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Hazard është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë për momentin dhe interesimi për të nuk ka munguar ndër vite.

Thuhet se kampioni aktual evropian e ka lojtarin objektiv numër 1 për sezonin e ardhshëm. /Zëri/