ZYRTARE: Ky është kampioni vjeshtor i Kosovës

Sport December 03, 2017 - 15:02

Sot është mbyllur pjesa e parë e kampionatit, në futbollin e Kosovës, shkruan zeri.info.

Dje janë zhvilluar tri ndeshje dhe sot tri të tjera.

Prishtina të shtunën ka barazuar me Feronikelin, duke e lëshuar mundësinë të shpallet kampione e vjeshtës.

Ky epitet do t’i takojë Llapit, të cilit i mjaftoi barazimi me Trepçën ’89, për t’u shpallur kampion vjeshtor.

Prishtina e mbylli pjesën e parë të kampionatin në pozitën e dytë, kurse Drita përfundoi e treta. /Zëri/