Kaka kthehet te Milani?

Sport November 23, 2017 - 15:05

Ish-mesfushori i Milanit, Kaka thotë se gjithmonë do të jetë i dashuruar pas Milanit, transmeton zeri.info

Braziliani gjithashtu shprehet se i mbetet të vendosë nëse do të pensionohet nga futbolli apo do ta mendojë mundësinë për t’u bërë drejtor sportiv.

Kaka është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Milanit, Marco Fssone, i cili i ka ofruar atij një rol në bordin e klubit.

Sidoqoftë, ai ende nuk ka marrë një vendim.

“Ne thjesht folëm për disa ide, ende më duhet të vendosë nëse do të luaj futboll apo jo. Është një moment delikat për mua dhe ia kam shpjeguar edhe Fassones”, deklaroi Kaka.

“E di se ekziston një mundësi që të kthehem te Milani, por së pari duhet të vendosi nëse do të luaj apo jo”, shtoi ai./Zëri