Napoli e tregoi veten

Sport November 22, 2017 - 11:15

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens thotë se fitorja 3:0 e ekipit të tij ndaj Shaktar Donetskut ishte momenti kur klubi italian tregoi se mund të bëj mirë edhe në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Napolitanët shkatërruan rusët në “San Paolo” falë golave të Lorenzo Insignes, Piotr Zielinskit dhe Mertensit.

“Lorenzo shënoi një gol me të vërtetë të mrekullueshëm dhe një këndvështrimin tim mendoj se na nevojitej një i tillë në këtë ndeshje sepse pas golit të parë ne bëmë shumë mirë. Ishte e vështirë për të depërtuar”, deklaroi Mertens.

Në mënyrë që të kualifikohet, Napoli duhet të fitojë ndaj Feyenoordit në Holandë dhe të shpresojë në triumfin e Manchester Cityt në Ukrainë.

“Sigurisht që ne besojmë në kualifikim. Është e rëndësishme që të besojmë, Manchester mund t’i sigurojë pikët e plota dhe kjo do të ishte e mirë edhe për ata”, shtoi ai./Zëri