Kjo është oferta e Barçës për Ozilin

Sport November 21, 2017 - 16:34

Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali gjatë janarit, shkruan zeri.info.

Mesfushori gjerman nuk ka arritur marrëveshje me “Topçinjtë” për vazhdimin e kontratës, prandaj “Gunners” po mendojnë ta shesin atë gjatë dimrit para se ta humbin pa para në fund të sezonit.

Dhe e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Werder Bremenit dhe Real Madridit.

Për 29-vjeçarin, i cili shihet si alternativë e gjigantit katalonjas në “Camp Nou”, Barça i ka bërë gati t’ia ofrojë Arsenalit 20 milionë euro.

Ozil do të ishte një zgjedhje mjaft e lirë për dallim nga Coutinho, i cili kushton mbi 200 milionë euro.

Tash mbetet të shihet nëse Arsenali do ta pranojë ofertën e klubit spanjoll apo do ta presë ndonjë ofertë tjetër. /Zëri/