Mahrez largohet nga Leicester City?

Sport November 21, 2017 - 16:33

Manchester Cityt po i shkojnë punët mjaft mirë këtë sezon, shkruan zeri.info.

“Citizens” po e dominojnë absolutisht futbollin anglez dhe shihen si favoritë për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë.

Mirëpo kjo duket se nuk po i mjafton trajnerit Pep Guardiola, i cili po planifikon ta përforcojë ekipin gjatë janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Don Balon”, sipas së cilës trajneri spanjoll e ka ndërmend ta bëjë më të fuqishme fazën ofanzive.

“Citizens” janë të gatshëm të trokasin në dyert e Leicester Cityt për ta kërkuar mesfushorin ofanziv Riyad Mahrez.

Gjithashtu për lojtarin algjerian më parë kishin shprehur interesim edhe Roma e Barcelona, por duket se City është favorit për ta transferuar lojtarin, i cili është i interesuar të largohet nga Leicesteri, me të cilin kishte bërë sensacion dy sezone më parë. /Zëri/