“Pse kam thënë se do të më pëlqente të luaj me Mbappen e Neymarin, nuk do të thotë se dua të shkoj në PSG”

Sport November 20, 2017 - 23:09

Griezmann ka reaguar pas raportimeve se mund të transferohet në PSG.

“A do të dëshironit të luani me Mbappen e Neymarin”, kjo ishte pyetja që iu bë Antoine Griezmannit ditë më parë në Francë, i cili u përgjigj “PO”.

Kjo përgjigje ngjalli reagime të shumta, ndërsa vetë Griezmann dëshiron të sqarojë gjithçka.

“Gjatë verës ngjallet reagime për një transferim në Manchester United? Nuk jam shprehur mirë... është sikur ditë më parë kur më pyetën se a do të dëshironit të luanit me Mbappen dhe Neymarin? Unë iu përgjigja po, por nuk do të thotë kjo se dua të shkoj në PSG”, tha Griezmann.