Vokrri u fye në Gjakovë, Vëllaznimi shpreh keqardhje në Disiplinor

Sport November 20, 2017 - 22:39


Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedure disiplinore ndaj Vëllaznimit. 

Kjo pasi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Gjilanit që është zhvilluar të premten disa tifozë gjakovarë e kanë fyer kryetarin e FFK-se, Fadil Vokrri. 

FFK ka kërkuar deklaratë nga Vëllaznimi, kurse klubi kuq e zi është distancuar dhe ka shprehur keqardhje, raporton zëri.info.