Juventusi mori një goditje në fytyrë

Sport November 20, 2017 - 11:07

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se humbja 3:2 ndaj Sampdorias të dielën ishte si një goditje e papritur në fytyrë, transmeton zeri.info

Sampdoria ishte duke udhëhequr me tre gola, por Gonzalo Higuain nga penaltia dhe Paulo Dybala shtuan ethet në minutat shtesë të takimit.

“Gjithçka që mund të them është se ishte një pjesë e parë e mirë dhe ne bëmë disa gabime në finalizimin e rasteve dhe disa gabime të gabuara në fushën e kundërshtarit. Goditja e parë e Sampdorias hyri në portë falë një spastrimi të topit në mënyrë të ngathët. Neve na nevojitej durim pas disavantazhi 1:0 dhe të mos humbim mprehtësinë sepse kishte 40 minuta të mbetura, kohë e mjaftueshme për ta kthyer rezultatin”, tha Allegri.

“Kjo ishte një shuplakë e papritur që na bëri të humbasim gjakftohtësinë”, shtoi ai./Zëri