Edhe Nora Gjakova fiton medalje të artë Botërore

Sport November 17, 2017 - 17:59

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka fituar medalje të artë në turneun Botëror “Grand Prix” në Hagë, i vlefshëm për ranglistën botërore, raporton “Zëri”.

Derisa Distria e ka fituar medaljen e artë në kategorinë 52 kg, Nora e ka zënë vendin e parë në kategorinë 57 kg.

Ajo e ka mposhtur në finale për medalje të artë Theresa Stoll. Dy garuese kosovare në një garë të madhe dhe dy medalje të arta të fituara do të thotë “Kosovë fantastike” në xhudon botërore. /Zëri/

Image