'Zidane është gjysmëperëndi'

Sport November 17, 2017 - 12:56

Si lojtar, Zinedine Zidane ka fituar dy tituj të mëdhenj me Kombëtaren e Francës, një arritje që e ka bërë atë frymëzim për një gjeneratë të tërë.

Kështu thotë mbrojtësi francez i Real Madridit, Raphael Varane, transmeton Express.

Nën urdhrat e Zidane, 24-vjeçari i ka fituar dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve me Real Madridin dhe së fundmi e ka shprehur admirimin që ka për trajnerin e tij 24-vjeçar.

“Nuk ka fjalë për [ta përshkruar] Zidane”, ka thënë ai në një intervistë për GQ.

“Ai është gjysmëperëndi për tërë gjeneratën tonë në Francë”, ka shtuar ai.