James – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush

Sport November 07, 2017 - 09:43

James Rodriguez mund të rikthehet në La Ligë.

Mesfushori kolumbian u largua nga Real Madrid duke u huazuar te skuadra kampione e Bundesligës, Bayern Munich.

Por, “Don Balon” raporton se James është i pakënaqur në klub pas shkarkimit të Carlo Ancelottit nga posti i trajnerit.

Po ashtu, raportohet se menaxheri i tij, Jorge Mendes dëshiron ta sigurojë transerimin e ish yllit të Monacos te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, një marrëveshje e tillë mund të haësë në pengesë nga Real Madrid që ende mban në pronësi kartonin e Jamesit.