Salah është i frikshëm

Sport November 02, 2017 - 10:50

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Oëen lavdëroi Mohamed Salahun për formën e tij të jashtëzakonshme të treguar që prej ardhjes në gjigandin anglez, transmeton zeri.info 

Egjiptiani, i cili u transferua te Liverpooli nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës, shënoi gol edhe në sfidën e fundit të ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp në fitoren 3:0 ndaj Mariborit.

25-vjeçari realizoi golin e tij të dhjetë këtë edicion me fanellën e “të kuqve”.

“Salah është me të vërtetë i frikshëm, ai ka aq shumë raste”, deklaroi Owen.

“Goli i tij me kthesë me të vërtetë ishte i bukur, ai duket si një lojtar që gjithmonë i vijnë rastet. Ai ka lëvizje të mira”, shtoi ish-reprezentuesi anglez, i cili kishte realizuar 158 gola gjatë tetë viteve të tij në Liverpool./Zëri