Turne shahu në nderim të atdhetarit Mustafë Ibrahimi

Sport October 22, 2017 - 15:41

Për herë të pestë me radhë do të organizohet turneun memorial në shah, për të përkujtuar njeriun e arsimit, sportit, ekonomistin dhe patriotin, Mustafë Ibrahimi.

Turneu do të organizohet të martën në ora 17:00 në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës (Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë).

Është bërë e ditur se Turneu do të tuboj shumë shahistë nga Kosova dhe Sllovenia.

Në  Turneun  memorial “MUSTAFË  IBRAHIMI 2017” në blic shah për më mirët do të ketë shpërblime: Diploma, Mirënjohje, Medalje, Kupa dhe premi. /Gazeta Express/