Lindelof po humbet besimin e Mourinhos

Sport October 22, 2017 - 13:12

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Owen Hargreaves thotë se mbrojtësi i “djajve të kuq”, Victor Lindelof është duke humbur besimin e trajneri Jose Mourinho me gabimet që është duke i bërë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi suedez u paraqit në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Huddersfieldit të shtunën për shkak të lëndimit të Phil Jonesit dhe gaboi në pësimit e dy golave. Huddersfieldi triumfoi me rezultatin 2-1.

“Ai është duke vuajtur shumë. Sigurisht në Benfica ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, me disa paraqitje të mëdha. Por, e parë duke vuajtur ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës dhe sot ishte i përfshirë në dy golat. Për Mourinhon, duhet të fitoni besimin e tij dhe mendoj që sot (e shtunë) ai e ka humbur me atë paraqitje)”, deklaroi Hargreaves./Zëri