Yjet e Chelseat të pakënaqur me Conten

Sport October 20, 2017 - 15:51

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ishte zgjedhur më i miri në edicionin e kaluar në Premierligë, por momentalisht gjendet në pozitën e pestë në kampionatin anglez, transmeton zeri.info

Yjet e Chelseat janë të pakënaqur me Conten sepse sipas tyre, trajnimet e vështira të italiani qëndrojnë pas lëndimeve të lojtarëve këtë edicion, raporton “Sportmediaset”.

Danny Drinkwater, N’Golo Kante dhe Victor Moses janë jashtë fushave momentalisht, ndërsa Alvaro Morata sapo është kthye nga një problem fizik.

Lojtarët e Chelseat besojnë se fajtori kryesor i këtyre lëndimeve është Conte./Zëri