Roma ka një skuadër të mirë

Sport October 19, 2017 - 11:15

Ylli i Chelseat, Eden Hazrd ka lavdëruar Romën pas barazimit 3-3 të mërkurën, por gjithashtu shpreh zhgënjimin që londinezët nuk e fituan këtë takim.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe një rezultat i mirë për të dyja skuadrat. Ne duhej të kishim fituar sepse kur jeni në avantazh pas pjesës së parë si vendas, duhet të fitosh. Ata shënuan gola të mirë, Dzeko është një sulmues fantastik. Është një pikë, kështu që jemi në vendin e parë në grup dhe do të shkojmë atje (në Romë) për të fituar ndeshjen”, deklaroi belgu.

"Nuk ishte një ndeshje e lehtë kundër një skuadre të mirë. Është mirë që të shënosh, por për mua shënimi nuk është i rëndësishëm. Preferoj që të luaj mirë dhe të fitojmë ndeshje, por për vetëbesimin, është gjithmonë mirë që të shënosh”, shtoi 26-vjeçari./Zëri