Zvicra e shqiptarëve kundër Irlandës së Veriut

Sport October 17, 2017 - 14:24

Sot në Cyrih të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e “play-off”-it të kualifikimeve për Botërorin 2018 në zonën e Evropës, raporton zeri.info

Tetë ekipet me të mira të vendeve të dyta në grupet e tyre kualifikuese do të përballen mes vete për të mësuar emrat e 4 skuadrave të fundit nga zona e Evropës që do të luajnë në Botëror.

Zvicra e shqiptarëve do të luaj ndaj Irlandës së Veriut për të siguruar vendin në Botëror në verën e vitit të ardhshëm.

Italia, e cila ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë në kualifikuese, duhet të kaloj pengesën e quajtur Suedi në mënyrë që të pres biletën për Rusi.

Kroacia do të luaj ndaj Greqia, ndërsa Danimarka do të ketë punë me Irlandën.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 9 dhe 11 nëntor, kurse ato të kthimit me 12 dhe 14 të po të njëjtit muaj./Zëri

Çiftet:

Zvicra – Irlanda e Veriut

Italia – Suedia

Kroacia – Greqia

Danimarka – Irlanda.