Një shqiptar në Manchester United

Sport October 17, 2017 - 13:44

Një shqiptar tek Manchester United, shkruan zeri.info.

Talenti 14 vjeçar Rines Arifi do ta ketë mundësinë e jetës, derisa do të provohet tek gjiganti britanik.

Mesfushori i rritur në Suedi do të qëndrojë një javë në fund të këtij muaji tek “Djajtë e Kuq”.

Image

“Ndihem mirë dhe i ngazëlluar. Manchester United ishte ekipi im favorit gjithmonë, që kur isha i vogël”, ka thënë Arifi për “Lokaltidningen”.

“Nuk mund ta përshkruaj se sa mirë ndihem për këtë provë”, ka thënë babai i tij, Hajrizi. /Zëri/