Ronaldo merr një vendim të papritur rreth akuzave për evazion fiskal

Sport October 17, 2017 - 13:16

Cristiano Ronaldo ka refuzuar marrëveshjen me Administratën Tatimor të Spanjës

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar të dakordohet me Administratën Tatimor të Spanjës për shlyerjen e katër veprave, ku akuzohet për evazion fiskal.

Portugezi ndihet i pafajshëm për akuzat për evazion fiskal. Ai i ka ofruar Gjykatës së Shkallës së parë fakte të reja se është i pafajshëm, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Expres  

Administratën Tatimor të Spanjës, me 14 qershor, ka ngritur padi ndaj Ronaldos për evazion fiskal prej 14.7 milionë eurove ndërmjet vitit 2011-2014.

Image