Kreu i FIFA-s: VAR-in e dua në Botëror

Sport October 13, 2017 - 16:11

Goli fantazmë në ndeshjen me SHBA që i dha mundësinë Panamasë të kualifikohet në fazën finale të një botërori për herë të parë në historinë e saj e ka bindur presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për përdorimin e sistemit VAR.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror tashmë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për përdorimin e këtin sistemi që në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, transmeton Top Channel.

'Ka ardhur momenti që të korrigjohen disa gabime, do të gjejmë mënyrën që sistemi VAR të përdoret në Kupën e Botës të 2018-tha Infantino-Arbitrat janë qenie njerëzore dhe si të tillë bëjnë gabime, besoj se tani është e nevojshme që ata të kenë ndihmën e teknologjisë'.

Këtë deklaratë, Infantino e bëri nga Lioni ku ndodhet për etapën e fundit të turit në qytetet ku do zhvillohet Botërori i futbollit të Femrave të vitit 2019.

'Kur e gjithë bota e sheh një gabim të arbitrit në pak sekonda dhe ky i fundit është i vetmi që nuk e bën  she kjo sepse nuk mundet, ka mënyrë për ta korrigjuar-vijoi Infantino-është e nevojshme që të bëhen hapa para. Synimi i përdorimit të sistemit VAR nuk është korrigjimi i detajeve të vogla, por i gabimeve të rënda'.