Mbappe më profesionist se Messi

Sport October 12, 2017 - 11:28

Ish-bashkëlojtari i Lionel Messit, Ludovic Giuly thotë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe është treguar më profesionist se sa që ishte argjentinasi në moshën 18-vjeçare, transmeton zeri.info

Adoleshenti francez ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm në karrierë dhe ish-futbollisti francez beson se Mbappe i ka të gjitha për t’u zhvilluar në mënyrë të përkryer.

“Kylian ka një potencial të madh”, thotë ish-futbollisti i Paris Saint-Germanit dhe bashkëlojtari i Messit te Barcelona.

“Ai ka gjithçka për t’u bërë i madh, ai është profesionist dhe ka një mendje të shëndoshë. Ai zgjodhi PSG-në për t’u rritur. Mbappe është më profesionist se Messi në të njëjtën moshë. Ai di që ta menaxhoj më mirë trupin e tij. Leo kishte shumë shqetësime me shëndetin e tij gjatë rritjes. Ishte më komplikuar për të”, shtoi ish-sulmuesi Giuly.

Messi kishte arritur në Barcelonë në moshën 13-vjeçare dhe i ishte dhënë trajtim shëndetësor për të tejkaluar problemet e tij me rritjen./Zëri