Do ta doja Messin te City

Sport October 12, 2017 - 10:52

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero thotë se do të dëshironte që bashkëkombësi i tij, Lionel Messi t’i bashkohet te klubi anglez, por pranon se një marrëveshje e mundshme do të ishte e komplikuar, transmeton zeri.info

Futbollisti i Barcelonës do të mund të transferohej për një shifër të lartë prej 300 milionë eurosh, shumë e cila është klauzola e lirimit të reprezentuesit argjentinas, por Aguero thotë se nëse Messi do të donte largimin, financat nuk do të ishin problem.

“Paratë nuk janë problem. Por, mendoj se Messi, ashtu edhe Ronaldo janë futbollistë të cilët janë simbole të klubeve të tyre dhe e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, deklaroi Aguero. “Do ta doja Messin në skuadrën time, por kjo duket mjaft e komplikuar”, shtoi ai./Zëri