Portugalia fiton dhe kualifikohet direkt në botëror, Zvicra në play-off

Sport October 10, 2017 - 22:39

Portugalia ka shënuar fitore 2:0 ndaj Zvicrës, për t’u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi

Kombëtarja e Portugalisë e ka siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror, pas fitores 2:0 ndaj Zvicrës së shqiptarëve, të cilët kualifikimin duhet ta kërkojnë përmes play-offit.

Vendësit shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autogolin e Djourou dhe Andre Silva.

Pas kësaj fitoreje Portugalia merr vendin e parë me 27 pikë në Grupin B, aq sa ka edhe Zvicra, por me goldallim më të dobët. /Express/