Del Piero është heroi im

Sport October 10, 2017 - 10:12

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne thotë se legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero është heroi i tij.

“E kam thënë gjithmonë, edhe nëse zemërohen napolitanët që heroi im është Del Piero sepse për mua ai ishte një lojtar i madh dhe një njeri i madh”, deklaroi Insigne.

“Skuadra ime e parë ishte Olimpia Grumese, pastaj nga aty erdha te Napoli. Trofeun tim të parë e kam fituar si lojtari më i mirë në një garë për të rinj në Torino. Trofeu ishte më i madh se unë. Isha shumë krenar. Në të njëjtin vit, nuk isha zgjedhur nga Interi apo Torino sepse thoshin që isha shumë i shkurtër. Më pëlqeu sesi shkuan gjërat sepse realizova ëndrrën time duke luajtur për Napolin” shtoi italiani, I cili në këtë edicion ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje./Zëri