Anton Cena fiton medaljen e bronztë të Botërorit për veteranë

Sport October 02, 2017 - 22:20

Anton Cena e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos për veteranë, i cili u mbajt në Itali, shkruan zeri.info.

Veterani i xhudos përfundoi i treti në këtë kompeticion, edhe pse synim i tij ishte titulli i kampionit botëror për këtë moshë, të cilin e kishte fituar disa herë gjatë karrierës.

“Në garat për Kampionatin Botëror të Judos për Civilë, ku morën pjesë edhe garues nga Policia, të mbajtur në Olbia të Italisë, arrita të dal i treti në kuadër të këtij kampionati, pavarësisht faktit që luftova për të qenë i pari! Nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam ne por rëndësi ka që të mos duam të na përqafojë disfata dhe duhet të përballemi për të shmangur dështimet!”, ka thënë Cena.

“Një betejë e humba por luftën nuk do të ia dorëzoj askujt derisa të jem Anton Cena! Sfida tjetër po më pret në Meksiko, gara e Policisë dhe Zjarrëfikës, mirupafshim! Faleminderit Policisë së Kosoves për mbeshtetje!”, ka shtuar Cena, i cili është ambasador i suksesshëm i Kosovës dhe Shqipërisë nëpër botë. /Zëri/