Kosova liron pak biletat për ndeshjen me Ukrainën

Sport September 26, 2017 - 12:18

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar të hënën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, që do të luhet më 6 tetor në “Loro Boriçi”, të Shkodrës.

Ndër të tjera, shtëpia e futbollit kosovar i ka zbuluar edhe çmimet e biletave, të cilat janë liruar paksa në krahasim me ndeshjet e kaluara, shkruan sot gazeta Zëri.

Biletat për tribunat A e B tash kushtojnë 30 euro (ishin 55 euro), kurse ato VIP – 80 euro (ishin 110 euro). Të tjerat kushtojnë nga 7, 15 e 20 euro. /Zëri/